Njė politikan kishte shkuar pėr t'i kaluar pushimet nė ishujt e fildishtė. Ai ēdo vit i kalonte pushimet nė vendet mė tė mira e mė tė bukura tė botės, madje bėnte dy herė nė vit pushime: dimėrore e verore. Nė pushimet dimėrore kishte qenė pėr ski nė Alpet e Austrisė. Ai kishte vizituar Himalajet, Hollivudin, Tempujt e Budizmit nė Indi, Murin e Madh Kinez, kishte hipur nė Kullėn Eifel, kishte parė Galeritė e Luvrit, kishte udhėtuar me beduenėt nė shkretėtira, kishte dalė netėve pėr tė gjetur perla nė detet indiane, kishte jetuar pėr ditė tė tėra nė mes fiseve kanibale, e ku nuk kishte shkelur kėmba e tij si turist. Ai s'ishte miliarder, as milioner, as princ, as aristorkat, ai ishte vetėm njė politikan.
Njė ditė, duke shėtitur me njė shoqėrues nga ishujt e fildishtė, u futėn thellė pyllit. Nė njė lėndinė me lule tė kaltra, ato u ndalėn dhe politikani u mahnit nga kjo bukuri e rrallė. Nga gjiri i tyre lulet e kaltra qė mbulonin tėrė atė luginė buzė liqenit me peshq fluturues lėshonin njė aromė dehėse qė tė bėnte tė harroje ēdo gjė dhe tė bije nė krahėt e kujtimeve mė tė bukura. Politikani pėrkulej dhe u merrte erė luleve tė kaltra. Njėra nga lulet nuk kishte aromė. Politikani u pėrkul dhe i mori erė, por ajo s'lėshonte asnjė aromė. Ai u ndal dhe i foli shoqėruesit qė ishte vendas. Shoqėruesi u paraqit para tij dhe tėrė respekt, duke u pėrkulur i tha:
-Udhėroni, ēfarė dėshironi zotėri?
-More, po ēuditem me kėtė lulen e kaltėr! U mora erė disa luleve dhe ato ma mbushėn gjoksin me aromėn e tyre dehėse dhe mė hodhėn nė botėn e kujtimeve, kurse kjo lulja kėtu, i tha pėr lulen aty pranė, nuk ka asnjė aromė, si shpjegohet?
-Po kjo nuk ėshtė lule zotėri! Politikani po e shihte me habi. Ky do tė tallet me mua, apo mos ėshtė ndonjė i rrjedhur! Unė s'jam qorr dhe as budalla. Unė e shoh me sy qė kjo lule ėshtė si tė gjitha lulet e tjera tė lėndinės: njė gjatėsi, njė gjerėsi me to, me petale tė kaltra e tė shkėlqyera si to, e me zemėr tė kaltėr si kėto! Tha me vete politikani.
-Po ēfarė ėshtė atėhere?!-i foli me inat.
-Eshtė njė Kameleon zotėri!
Politikani shtangu. Ai e pa kameleonin me vėmendje. Ēudi!-tha me vete. Sa bukur ėshtė ambientuar me ambientin kameleoni. Vuri buzėn nė gaz dhe i tha shoqėruesit:
-Faleminderit, vazhdo!
Shoqeruesi vazhdoi tė vijė rrotull nėpėr lėndinė, kurse politikani iu afrua kamaleonit dhe i tha:
-Tungjatjeta o vėllai im siamez! Kameleoni u ēudit dhe u pėrgjigj:
-Unė nuk ngjaj askund me ty, pse mė quan vėlla siamez?!
-Ashtu ėshtė, i tha politikani, ne nuk ngjajmė fare nga pamja e forma se ti je kameleon e unė njeri! Por mua nė vendin tim mė flasin kameleon. Dhe unė u gėzova shumė qė tė takova, por u mrekullova kur tė pashė qė je kaq i bukur!
-Njerėzit gabojnė rėndė kur njerėz si ti i quajnė kameleonė. Fyejnė rėndė rracėn tonė qė jemi njė rracė e pastėr dhe paqėsor,e qė nuk i bėjmė keq askujt. Zoti na ka dashur shumė kur na ka pajisur me aftėsinė pėr t'u pėrshtatur me ambientin. Ne e ndėrrojmė ngjyrėn e pėrshtatemi me ambientin kur na rrezikohet jeta nga keqbėrėsit. Kurse rraca juaj ėshtė shumė e ulėt. Ju i shėrbeni ēdo sundimtari dhe sa herė ndėrroni ngjyrė e lini viktima pas. Me gjakun e viktimave qė ju besojnė ju majmeni e pasuroheni dhe bridhni e bėni qejfe. Ja, unė kam mėsuar shumė gjėra pėr ty: Ti je nga njė vend i largėt i Ballkanit. Populli juaj ka vuajtur e vuan ende, kurse ti ke bredhur gjithė botėn me gruan e fėmijėt e tu. Nė fillim, ti ke qėnė me mbretin, kur u pushtua vendi, ti u bėre me pushtuesit. Kur ikėn pushtuesit e erdhėn tė kuqtė, ti u bėre me nacionalistėt, pastaj kalove me socialdemokratėt, me demokratėt, reformatorėt dhe tani sė fundi, tek socialistėt. Ti s'je kameleon, ti je njė mostėr e ndyrė, ti je njė vemje e ndyrė, qė kur tė ngordhėsh do tė qelbet bota nga era e shpirtit tėnd tė ndyrė. Kaq, tha lulja e kaltėr kameleon dhe heshti. Politikani e humbi nė fillim dhe u hutua nga fjalėt e kameleonit. Pastaj me inatin e instikteve tė tij prej kafshe u turr pėr ta kėputur e pėr ta bėrė copa-copa kameleonin qė ishte bėrė si lule e bukur. Por kur zgjati dorėn pėr ta kėputur, lulja kameleon ishte zhdukur. Ishte shtrirė nė lėndinė e ishtė bėrė barė i gjelbėr.
-Ah! Ja bėri politikani me dorėn e shtrirė pėr ta coptuar kameleonin.
-Ha, ha, ha,-qeshėn lulet e kaltra, bari i gjelbėr i lėndinės, peshqit flutures. Qeshi dhe shoqėruesi kur pa politikanin me dorė e shtrirė qė i dridhej.
Kur u kthye nė vendin e vet nė Ballkan, kishin ndėrruar ngjyrat e shtetit tė tij nga ngjyrė e kuqe nė blu. Politikani flaku mantelin e kuq dhe veshi mantelin blu.