Gazeta "Letra XXI" On-Line
Tregim nga Erskin Kollduell

HOME

OPINION
PERSONAZH
PROZE
POEZI

Rashela

Shpejt a vonė tė gjithė shkrimtarėt

e ndjejnė se kanė nevojė

tė shkruajnė njė tregim si ky.

Ēdo mbrėmje ajo dilte nga errėsira e rrugicės dhe shfaqej papritur nė ndriēimin e gjallė tė rrugės me pamjen e njė fėmije tė friksuar, larg shtėpisė sė vet. E dija se nuk arrinte deri nė fund tė rrugės para orės tetė, megjithatė, kishte mbrėmje kur vrapoja atje dy orė pėrpara dhe prisja derisa ajo t'i afrohej zjarrfikėsit tė madh, tė kuq e tė gjelbėr. Gjatė gjithė atyre muajve, qė kur e njihja, kishte ardhur me vonesė dy a tri herė dhe vetėm dhjetė ose pesėmbėdhjetė minuta.

Rashela nuk mė kishte treguar se ku banonte dhe asnjėherė s'mė kishte lejuar ta shoqėroja deri nė shtėpi. Atje ku fillonte rrugica, pranė zjarrfikėsit, ishte dera ku ajo dilte nė orėn tetė dhe qė mbyllej pas saj nė orėn dhjetė. Kur i lutesha qė tė mė lejonte ta shoqėroja deri nė shtėpi, gjithmonė do tė pėrtypej duke mė thėnė se i ati nuk e lejonte qė tė shoqėrohej me djem dhe se, po tė na kishte parė sė bashku, do ta kishte rrahur paq dhe do ta kishte dėbuar nga shtėpia. Ja pse e mbaja premtimin qė i kisha bėrė pėr tė mos e shoqėruar kurrė pėrtej vendit ku fillonte rrugica.

-Do tė vij pėrherė tė tė takoj mbrėmjeve, Frenk,-mė thoshte dhe shtonte me tė shpejtė,-deri kur tė mė thuash ndal. Por mos harro se mė ke premtuar qė nuk do tė pėrpiqesh tė zbulosh se ku banoj dhe nuk do tė mė shoqėrosh deri nė shtėpi.  Dhe unė premtimin e pėrsėrita edhe herė tė tjera.

-Ndoshta ndonjė ditė do tė mund tė vish nė shtėpinė time,-foli me pėshpėritje duke mė zėnė prej krahu,-por tani pėr tani jo. Asnjėherė mos e kalo zjarrfikėsin, vetėm kur tė tė them unė.

Rashela ma pėrsėriste kėtė pothuajse ēdo herė qė takoheshim, sikur kėrkonte tė mė rrėnjoste nė kokė mendimin se errėsira e rrugicės ishte me rrezik pėr mua. E dija se nuk kishte ndonjė rrezik material, sepse tek kthesa ishte shtėpia jonė dhe ato vende i njihja dhe pėrveē kėsaj, ditėn shėtisja i vetėm nė rrugė dhe hyja nė shtėpi nga dera e pasme, pėr t'i rėnė shkurt kur isha vonė pėr drekė. Por, kur zbriste mbrėmja, rrugica ishte e Rashelės, ndėrsa nė mbrėmje unė kurrė nuk kthehesha nė shtėpi nga ajo rrugicė nga frika se mos e shihja ose merrja vesh ndonjė gjė pėr tė. Qysh nė fillim i kisha premtuar se nuk do ta ndiqja kurrė pėr tė zbuluar se ku banonte dhe se nuk do tė kėrkoja kurrė ta merrja vesh emrin e saj tė vėrtetė.

Dhe premtimin e mbajta deri nė fund.

E kisha kuptuar se Rashela dhe familja e saj ishin tė varfėr, sepse qysh prej njė viti mbante veshur gjithnjė tė njėjtin fustan, prej njė cope tė hollė e tė vjetėr prej pambuku tė dalė boje. S'ia kisha parė kurrė tė bėrė pis dhe e dija se e lante ēdo ditė. Kishte bile edhe disa arnime tė bėra me kujdes dhe shije dhe ēdo mbrėmje kur ia shihja shqetėsohesha, sepse e dija se fustani nuk mund tė vishej edhe pėr shumė kohė. Jetoja gjithnjė me ankthin se fustani mund tė grisej nga dita nė ditė. Do tė desha t'i ofroja ato pak para qė kisha mėnjanė qė tė blinte njė tė ri, por as qė guxoja t'ia propozoja njė gjė tė tillė. Isha i sigurt se nuk do tė pranonte kurrė tė merrte para dhe prandaj pyesja veten se ēfarė do tė ndodhte po qe se fustani do tė ishte grisur e bėrė copė. E dija se ky do tė kishte qenė fundi i takimeve tona. Vetėm vėmendja e vazhdueshme qė i kushtonte dhe kujdesi me tė cilin ajo e lante ēdo ditė e kishin mbajtur fustanin nė atė gjendje.

Njė herė Rashela erdhi e veshur me njė palė ēorape mėndafshi tė zeza, kurse mė parė ēdo mbrėmje shfaqej nė krye tė rrugės sė ndriēuar me njė palė ēorape pambuku tė bardha qė i mbathte qysh prej njė viti. Kur, ja, njė mbrėmje erdhi me njė palė ēorape mėndafshi tė zeza.

Tė nesėrmen mbrėma prisja qė t'ia shihja akoma veshur, por kur doli nga rrugica vura re se kishte mbathur ato tė bardhat prej pambuku. Nuk ia kėrkova arsyen, sepse tashmė e kisha mėsuar se nuk duhej tė bisedoja me tė kurrė pėr gjėra qė mund ta mėrzisnin, por nuk arrita ta merrja vesh pse atė ditė ajo kishte veshur ato ēorape tė zeza prej mėndafshi. Ndoshta ia kishte bėrė peshqesh e ėma a ndonjė motėr e saj. Megjithėse kishte plot mėnyra se si mund t'i gjente ato, pėrsėri s'arrija dot tė mendoja ndonjė arsye qė tė mund tė mė bindte plotėsisht. Po ta kisha pyetur, ndoshta do tė kishte qeshur duke mė zėnė pėr krahu, siē bėnte kur ishim bashkė, dhe do tė ma kishte thėnė. Por s'guxoja ta pyesja. Sa shpejt fyhej dhe prekej ajo!

Ēdo mbrėmje i dilja pėrpara kur vinte nga rrugica e errėt dhe sėbashku ecnim nė rrugėn me shumė dritė deri nė qoshen ku ndodhej njė farmaci-bar. Nė qoshen pėrkarshi ishte njė kinema. Shkonim ēdo mbrėmje o te njėra o te tjetra. Do tė dėshiroja ta ēoja te tė dyja, nė kinema dhe nė bar, por asnjėherė nuk mė mjaftonin paratė. Tė njėzetė centėt qė fitoja ēdo ditė duke shpėrndarė gazetėn e pasdites shtėpi mė shtėpi nuk dilnin pėr tė blerė akulloren dhe biletat e kinemasė. Na duhej tė zgjidhnim midis tyre.

Kur ndalonim nė mes tė rrugės midis barit dhe kinemasė, pėr njėfarė kohe nuk dinim ēfarė tė bėnim: tė shkonim nė kinema, apo tė hanim akullore.

Por edhe kjo gjė mė jepte kėnaqėsi, ashtu si ēdo gjė qė bėnim sėbashku. Para se ta thoshte dėshirėn e saj, Rashela gjithmonė pyeste se cila ishte dėshira ime; dhe sigurisht, dėshira e saj ishte dėshira ime.

S'ke pėr tė lėvizur as edhe njė hap mė tutje pa thėnė mė parė ē'ke qejf tė bėjmė,-i thosha,-sa pėr mua, s'ka rėndėsi, unė dua vetėm qė tė rri me ty.

-Mirė, Frenk, po ta them atėherė se ē'duhet tė bėjmė,-mė thoshte ajo si me shaka, duke mė zėnė pėr krahu.-Ti shko nė bar, kurse unė po shkoj nė kinema.

Kjo ishte mėnyra e saj pėr tė mė thėnė atė qė donte dhe besoj se nuk e mori vesh qė unė kėtė e kisha kuptuar. Kėshtu, kur propozonte qė unė tė shkoja nė kinema dhe ajo nė bar pėr mua kjo nėnkuptonte se atė natė asaj i hahej akullore. Mirėpo, kėnaqėsia qė na jepte akullorja s'mund tė zgjaste mė shumė se gjysmė ore; kėshtu, me pėrjashtim tė njė apo dy netėve nė javė, kryesisht ne shkonim nė kinemanė pėrtej rrugės.

Do tė dėshiroja tė shkoja gjithmonė atje, sepse nė gjysmėerrėsirėn e kinemasė ne uleshim pranė njėri-tjetrit, ndėrsa ia merrja njėrėn dorė nė duart e mia. Dhe kur salla nuk mbushej plot, ne gjenim dy vende nė fund tė rradhės dhe atje unė e puthja, kur ishim tė sigurtė se s'na shihte njeri.

Kur mbaronte shfaqja, dilnim nė rrugėn e ndriēuar dhe i afroheshim pa ngut zjarrfikėsit tė kuq e tė gjelbėr nė qendėr tė bllokut tė shtėpive. Atje, nė fillim tė rrugicės, ndaleshim pak. Po tė mos kishte njerėz tė tjerė nė rrugė, e kapja pėr beli dhe ecnim me ngadalė drejt errėsirės.

Asnjėri prej nesh nuk fliste, unė e mbaja fort pas vetes, kurse ajo mė shtrėngonte gishtat. Kur mė nė fund vinte koha e ndarjes, qė e shtynim sa mė shumė tė ishte e mundur, bėnim sė bashku disa hapa nė errėsirėn e rrugicės dhe ndalonim nė krahėt e njėri-tjetrit, Rashela mė jepte tė puthurėn e parė tė mbrėmjes, kur se unė e puthja gjatė, siē do tė kisha dashur ta puthja nė kinema. Gjithmonė largoheshim nė heshtje, duke shtrėnguar me afsh duart e njėri-tjetrit.

Kur bėhej gati tė zhdukej nė errėsirėn e rrugicės, e ndiqja pas dhe ia merrja duart nė tė miat.

-Tė dua, Rashelė,-i thosha, duke ia shtrėnguar mė fort gishtat qė ajo pėrpiqej t'i ēlironte.

-Edhe unė tė dua, Frenk,-mė thoshte, pastaj tretej nė errėsirėn e rrugicės dhe mė humbiste nga sytė deri ditėn tjetėr.

Pasi prisja pak, tek mbaja vesh hapat e saj qė largoheshin derisa nuk dėgjoheshin mė, kthehesha me ngadalė drejt shtėpisė.

Kur gjendesha nė dhomėn time, shkoja te dritarja dhe rrija duke vėshtruar natėn, krejt i tendosur, me shpresėn se mos dėgjoja ndonjė fjalė prej saj. Dritarja ime shikonte nga rrugica prapa shtėpisė, dritat e rrugės hidhnin njė ndriēim tė dobėt mbi ēatitė, por unė nuk dalloja dot asgjė nė rrugicėn e errėt. Pasi rrija edhe ndonjė orė tjetėr nė dritare, zhvishesha dhe shtrihesha. Shpesh mė bėhej sikur dėgjoja zėrin e saj nė errėsirėn e natės, por pasi ēohesha nga shtrati, mbaja vesh pėr njė kohė tė gjatė nga dritarja dhe kuptoja se isha gabuar.

Nga mesi i verės mora nga njė teze pesė dollarė si dhuratė pėr ditėlindjen time. Sapo mė ranė nė dorė, fillova tė bėja plane pėr t'i shpenzuar me Rashelėn. Me ato para desha t'i bėja atė mbrėmje njė surprizė dhe ta ēoja nė qytet me tramvaj. Nė fillim do tė shkonim nė njė restorant e pastaj nė njė kinema nga ato tė mėdhatė. S'kishim qenė kurrė sė bashku nė qytet dhe kurrė s'kisha pasur nė xhep mė shumė se 50 centė njėherėsh. Atė pasdite, pasi bėra shpėrndarjen e gazetave, vrapova nė shtėpi dhe fillova tė mendoja pėrsėri pėr planet e mbrėmjes.

Pak para muzgut, zbrita nė verandė pėr tė pritur deri sa tė vinte ora e takimit me Rashelėn. U ula te shkallėt e hyrjes dhe bile harrova fare t'i them nėnės se kisha ndėr mend tė shkoja nė qytet. Ajo kurrė s'mė lejonte qė tė largohesha shumė nga shtėpia pa i thėnė mė parė se ku shkoja, me kė dhe kur do tė kthehesha.

Rrija ulur atje te shkallėt qysh prej njė ore, kur motra ime e madhe u dha nė derė dhe mė thirri:

-Duam tė tė ngarkojmė me njė detyrė, Frenk,-tha Nensi.-Nėna thotė qė tė vish nė kuzhinė para se tė dalėsh. Mos ik pa e takuar.

-I thashė se do tė shkoja menjėherė, por nė fakt pėrpiqesha tė pėrfytyroja habinė e Rashelės dhe gati pėr gjysmė ore e harrova fare ē'detyrė mė priste nė kuzhinė.

Kishte ardhur koha e takimit pranė zjarrfikėsit, kur unė kėrceva nė kėmbė dhe vrapova brenda pėr ta hequr qafe sa mė parė ē'duhej tė bėja.

Kur hyra nė kuzhinė Nensi mė dha njė kuti tė vogėl tė rrumbullaktė dhe mė tha t'i spėrkatja me pluhurin qė kishte brenda mbeturinat e plehrave. Kisha dėgjuar nga nėna se na kishin dalė minjtė atje; kėshtu, me kutinė nė dorė, vrapova prapa shtėpisė duke folur pa pushim. Pasi i spėrkata plehrat me pluhur, hyra me nxitim nė shtėpi, mora kepelen dhe zbrita nė rrugė. Ia kisha nė xhep motrės qė mė kishte vonuar nė takim me Rashelėn, pavarėsisht se ishte e vėrtetė se fajin e kisha vetė qė u vonova. Por isha i sigurt se Rashela po mė priste, megjithėse s'isha shumė me vonesė. Nuk mė besohej se, sa tė arrinte te zjarrfikėsi, do tė largohej menjėherė.

Nuk kisha bėrė as dhjetė metra kur dėgjoj nėnėn qė po mė thėrriste. Ndalova i pavendosur.

-Po shkoj nė kinema,-i thashė.-Do tė kthehem shpejt.

-Mirė, Frenk,-m'u pėrgjigj ajo.-Kisha frikė se mos deshe tė shkosh nė qytet a diku tjetėr. Kthehu sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Eca edhe disa hapa dhe pastaj ndalova. Isha frikė se, po t'i kisha thėnė se desha tė shkoja nė qytet, do tė mė kishte shtrėnguar qė tė rrija nė shtėpi dhe s'dija ē'do tė kisha bėrė pastaj. Bėra njė prapaktheu dhe pashė qė ajo mė vėshtronte me trupin drejt nė krye tė shkallėve.

-Nėnė, po shkoj nė qytet,-thashė sikur kėrkoja falje.-Por do tė kthehem shpejt.

Pa i dhėnė mundėsi qė tė mė thėrriste, u zhduka nė rrugė duke kthyer qoshen dhe me vrap arrita te zjarrfikėsi pranė rrugicės. Vetėm kur arrita atje ndalova pak duke marrė frymė me zor nga lodhja dhe emocionet.

Ishte atje duke mė pritur pranė gardhit dhe tha se kishte mbėrritur para njė minute.

Kur u afruam te qoshja e farmacisė, nxorra paratė nga xhepi i vogėl dhe ia tregova. Rashela u gėzua shumė mė tepėr nga ē'u gėzova unė kur i pashė. Pasi i kundrova pėr pak ēaste, ndėrsa vazhdoja t'i mbaja i kėnaqur nė pėllėmbėn e dorės, ia tregova planet e mia pėr atė mbrėmje.

Dėgjuam tramvajin tek afrohej dhe mbėrritėm te qoshja nė kohėn kur duhej tė hipnim. Udhėtimi ishte shumė i shpejtė, megjithėse na u desh gjysmė ore tė arrinim nė qytet. Zbritėm pranė teatrove.

Kisha menduar qė tė shkonim mė parė nė njė restorant tė vogėl dhe pastaj nė kinema. Kaluam para njė farmacie-bar, kur Rashela, mė zuri prej krahu.

-Tė lutem, Frenk,-m'u lut,-kam njė etje tė tmerrshme. A s'futemi nė farmaci qė tė pi njė gotė ujė?

-Nė qoftė se kėrkon tė pish pikėrisht tani, shkojmė,-i thashė,-po, a s'pret dot edhe njė ēikė?

Pak mė tutje ėshtė njė restorant dhe atje mund tė pijmė njė gotė ujė dhe ndėrkohė presim qė tė na shėrbejnė darkėn. Po u vonuam shumė, nuk e shohim dot tė tėrė filmin.

-Mė duket se s'pres dot, Frenk,-mė tha duke mė shtrėnguar krahun.-Tė lutem, tė lutem, mė jep njė gotė ujė, shpejt!

Hymė nė farmaci dhe qėndruam pėrballė distributorit tė sodės. I kėrkova shitėsit njė gotė ujė. Rashela priste pranė meje dhe mė shtrėngonte krahun gjithnjė e mė shumė.

Pėrballė nesh, e varur nė mur, qėndronte njė pasqyrė e madhe. Atje munda tė dalloja reflektimin e figurave tona tė plota, por ishte diēka nga imazhi ynė, sidomos nga ai i Rashelės, qė s'e kisha vėnė re kurrė mė parė. Vėrtet deri atėherė nuk ishim ndodhur pėrpara ndonjė pasqyre, por atje pashė diēka qė mė kishte shpėtuar njė vit rresht. Bukuria e Rashelės u shpalos para meje ashtu si mund ta bėnte vetėm njė pasqyrė e madhe. Forma e faqeve dhe e buzėve ishte si gjithmonė e bukur dhe hijeshia harmonike e qafės dhe e krahėve ishte po ajo qė kisha admiruar me qindra herė mė parė: por tani pėr herė tė parė nė pasqyrė dallova njė shkėlqim tė ri, tė panjohur, qė nxirrte atje nė pah bukurinė magjepsėse, unike tė trupit tė saj.

-Shpejt, Frenk!-bėrtiti Rashela, duke u shtrėnguar pas meje si e ēmendur.-Pak ujė, tė lutem!

Pa e vėshtruar e thirra pėrsėri shitėsin sepse s'po i largoja dot sytė nga ajo bukuri e re qė shihja nė pasqyrė. Asnjė vajzė s'mė kishte magjepsur kėshtu. Njė kontrast i mistershėm dritė-hije kishte shpalosur para meje hijeshinė e vėrtetė tė Rashelės, duke ndriēuar brenda njė minute, si rrezja e dritės nė njė dhomė tė errėt, atė shkėlqim joshės qė mė kishte fshehur gjatė gjithė kohės qė njiheshim. Ishte e pabesueshme qė njė femėr si Rashela kishte atė magjpsje tė jashtėzakonshme, ndoshta unike. Koka mė vinte vėrdallė nga kjo ndjenjė qė mė kishte tunduar tė gjithin.

Ajo vazhdonte tė mė shtrėngonte krahun, duke copėzuar fillin e mendimeve tė mia siē copėzohet njė pasqyrė. Shitėsi e kishte mbushur gotėn me ujė por s'arriti t'ia japė sepse ajo ia rrėmbeu nga duart. Ai u habit, po ashtu edhe unė. Rashela s'ishte sjellė kurrė kėshtu, ēdo veprim i saj gjithmonė kishte qenė korrekt.

Gotėn e mbante si tė donte ta thėrrmonte ndėrsa ujin e kapėrdiu me njė gllėnkė tė vetme, pastaj, duke shtrėnguar fytin me njėrėn dorė, ia zgjati gotėn shitėsit duke thėrritur se donte pėrsėri ujė. S'ia kishte dhėnė akoma gotėn e dytė, ndėrsa ajo thėrriste gjithmonė e mė fort. Njerėzit qė kalonin para portės ndalonin dhe hynin brenda pėr tė parė se ē'po ndodhte. Tė tjerėt qė ndodheshin nė dyqan u afruan drejt nesh dhe vėshtronin Rashelėn.

-Ē'ka ndodhur, Rashelė?-e pyeta dhe ia kapa duart duke i dhėnė njė tė shkundur.-Ē'ke, Rashelė?

Ktheu kokėn dhe mė vėshtroi. Kishte sy tė zgurdulluar dhe buzė tė buhavitura e tė nxirra. Kishte njė pamje tė tmerrshme nė fytyrė

Shitėsi i farmacisė nxitoi drejt nesh dhe, pasi vėshtroi Rashelėn, u drejtua me nxitim nė pjesėn e pasme tė dyqanit. Ajo u pėrplas te banaku i mermertė, ndėrsa unė e kapa dhe e mbajta qė tė mos binte nė tokė.

Shitėsi vrapoi drejt nesh me njė gotė plot me njė lėng si qumėsht dhe ia afroi buzėt, duke u pėrpjekur t'ia kalonte nė fyt.

-Kam frikė se ėshtė tepėr vonė,-tha ai,-Po ta dinim dhjetė minuta mė parė, ndoshta mund ta kishim shpėtuar.

-Tepėr vonė?-e pyeta.-Po ē'ka?

-Eshtė helmuar. Besoj se bėhet fjalė pėr helm pėr minj. Njė mundėsi ėshtė kjo, por mund tė jetė edhe ndonjė gjė tjetėr.

Akoma s'e besoja dot atė qė mė thoshin, dhe as qė bindesha dot pėr vėrtetėsinė e asaj qė shihja.

Rashela nuk reagoi ndaj kundėrhelmit; ftohej e qetė nė krahėt e mi, ndėrsa shpėrfytyrohej dhe nxihej gjithnjė e mė shumė nė fytyrė.

-Shpejt, kėtu!-mė bėrtit shitėsi, duke mė shkundur.

Sė bashku e ngritėm dhe e ēuam nė pjesėn e pasme tė dyqanit. Shitėsi e kishte bėrė gati sondėn gastrike dhe po i vendoste njė tub nė gojė. Tamam nė kohėn kur po shtypte pompėn, erdhi njė mjek dhe i bėri njė vizitė tė shpejtė Rashelės. Njė minutė mė vonė drejtoi trupin dhe na tėrhoqi veēan mua dhe shitėsin.

-Tani ėshtė tepėr vonė,-tha ai.-Mund ta kishim shpėtuar gjysmė orė mė parė, por tani zemra dhe frymėmarrja kanė pushur. Duhet tė ketė kapėrdirė njė kuti tė tėrė me helm, helm pėr minj, besoj. Ia ka helmuar zemrėn dhe gjakun.

Shitėsi vendosi pėrsėri tubin dhe pėrsėri filloi ta shtypte pompėn. Mjeku qėndroi nė kėmbė pranė nesh gjatė gjithė kohės, duke na dhėnė udhėzime, por duke tundur kokėn. I derdhėm nė fyt stimulues dhe po pėrpiqeshim qė ta sillnim nė vete duke i bėrė frymėmarrje artificiale. Ndėrsa pranė nesh mjeku foli:

-Jo, jo. Nuk ia vlen. Tashti mori fund, nuk shėrohet. Nė trup ka aq helm sa pėr tė helmuar dhjetė burra.

Pas pak arriti ambulanca dhe e mori. Unė nuk e mora vesh se ku e ēonin dhe as qė guxova tė pyesja. Rrija ulur nė dhomėn e vogėl me stola tė zinj, mbuluar me shishe me etiketa tė bardha, dhe shihja ngultas shitėsin i cili ishte pėrpjekur ta shpėtonte. Kur mė nė fund u ngrita, farmacia ishte boshatisur, ndodhej vetėm njė shitės qė mė vėshtronte indiferent. Jashtė nė rrugė-asnjeri, pėrveē disa shoferėve qė nuk e kishin mendjen tek unė.

I hutuar ecja nėpėr rrugėt e boshatisura dhe i afrohesha shtėpisė. Rruga ishte e vetmuar, lotėt mė mbytėn dhe nuk shihja nga shkoja. Nuk shihja dritat dhe hijet e rrugėve, por me njė qartėsi tė dhimbshme dalloja si nė njė pasqyrė shumė tė madhe imazhin e Rashelės e cila pėrkulej mbi mbeturinat e plehrave, ndėrsa flaka e bukurisė sė saj mė digjte kokėn dhe shpirtin.

Pėrktheu: Pranvera Xhelo

BACK