Monumenti i poetit
Gur i murrėtyer,
grryer nga shirat dhe erėrat,
pleksur me shegė dhe qershi tė egra.
Nėpėr guvat e gurit-
sy ėndrrash tė vdekura
***
Letėr Naim Frashėrit
Shenjti im,
Ende vazhdon me qetėsinė tėnde apostolike
"Ti Shqipėri mė ep nder, mė jep emrin Shqipėtar!"?
Kėta shqiptarėt e tu dhe tė mite
ikin, lėnė arat dhe shtėpitė,
punojnė hyzmeqarė.
A e di se sot Shqipėria zė vendin e pare
nė eksportin e mishit tė bardhė ?-
Mė e madhja nga gjithė paturpėsitė.
Kėta shqiptarėt e tu dhe tė mite
e pėzėnė trurin e kombit
dhe lisat ku kėndonin bilbilat,
i prenė tė gjithė.
Nė kafkat boshe krrokasin korbat
dhe tufa e zgjebarakėve me mjekra tė palara
pėshtyn apostujt.
Turpet e tyre s'ka kandar t'i peshojė.
Me ē'metėr t'i matėsh,
me ē'kut!?
Qeveritė-me prostituta dhe hajdutė.
Oh, po tė mos kishte ca tė veremosur, nga turpi, si Ti,
po tė mos kishte ca tė ēmendur, nga turpi, si unė,
Shqipėria meritonte fatin e Sodomės dhe Gomorrės.
Po ishte lule veremi yt.
Jemi nė kohėn e ekonomisė sė tregut, Shenjti im.
A bėjmė njė biznes?
S'dua tė nxjerr fitim. Po ēmendem,
Turpit tė sotėm s'i gjendet shok,
Mė jep veremin tend, tė jap ēmendimin tim
Kokė mė kokė.
Mė shpėto, Shenjti im.
Zoti na dėgjoftė!
O tė zemė udhėn e mbarė,
O asnjė mos shpėtoftė!
***
Lotzonja
Kisha kohė pa qarė pėr dashurinė
dhe mikja e parė ndoshta mė harroi.
Njė lotzonjė erdhi m'u shkund nė dritare,
mė zgjoi.
***
Kentaur
Shtrėngoj rripat tė mbart
dhimbjet e mia,
vetminė dhe vdekjen .
Nė cep tė syve,
nė tėmtha vė meshina,
tė mos dal nga vija.
Hya, pėrpara, fati im i verbėr!
Lotėt e njė gruaje mė grryejnė si gurin,
psherėtimat e saj, si molat mė brejnė.
Shtigjet pas i lashė me humbje,
pėrpara mė presin kurthe tė reja.
Edhe pse s'kam sende tė vyera,
edhe pse s'kam dhėmbė fildishi,
tė lehura qensh mė ndjekin,
nė shpirt kam shigjeta tė thyera.
M'i shkulni dhe kanė pėr tė mbirė
treqind trėndafila mishi.
...Hya, pėrpara, fati im i verbėr!
***
Kam etje
Kam etje, etja mė ra nė tru,
Tė pi nė blunė e syve tėtu
Kam etje, etja u tėrbua,
Tė shtrydh luleshtrydhet e buzėve tė tua
Kam etje, etja po mė ēmend,
Tė bie pėrmbys mbi gjoksin tėnd
Kam etje, etja po mė tret,
Ti je pėr mua njė plagė e nxehtė.
***
Flaut-Filat i vogėl
{Poetit B. Myftari}
Njė grusht dėbore nė kokojkė,
as shiu, as dielli s'e tret
Flaut-Filat i rrėgjuar shėtitės,
tellall i njė dhimbjeje qė vret,
me njė hartė pikėllimi nė fytyrė,
me bohēen e kėngėve ēame nė shpirt,
Muhaxhir nė shtėpinė e vet.
***
Hotovė
{Poetit P. Ruka}
Bredhat e Hotovės mė bredhin nė shpirt.
Njė panjė e njė frashėr diku bėnin flirt,
Te burimi lozin zonjushe lajthitė,
Qaj, o qarr i shkretė, ē'trishtim po tė mbyt!
Shtėpi tė vetmuara me nga njė copė yrt.
Frashėr 2002
***
Gėshtenjat
{Poetit S. Bejko}
Pėlcasin zjarrmie e zhvishen nė kalldrėme.
Nė ēdo kokėrr gėshtėnje tė virgjėr-
dhembje.
***
Kėrkoj ėndrrėn time
{Tė pėrndjekurve tė mendimit tė lire}
Ėndrra ime e brishta, e bukura,
Vogėlushja ime, ende e paputhura.
Ma ktheni, xhelatė! Pse ma vratė?
Si? Ėshtė zhdukur? Dhe s'ishte e bukur?
Miku im,
Ke parė qafa tė pėrgjakura mjellmash?
Ke parė limere dhe shkretim tė mbjellash?
Ke parė nuse tė fyera, unaza tė thyera?
Ke parė qytete pas bombardimit?
Oh, atėherė ke parė ėndrrėn time dhe mua
pas shkretimit
Ma gjeni, ma sillni ėndrrėn prapė,
Edhe tė vdekur e tė mbytur nė gjak.
Se do t'i ndez qirinj, t'i bėj nderime
Vogėlushes sime, shenjtores sime.
***
Turmės
Turmė, tufalakė, tėngė,
s'mė vjen keq pėr verbėrinė tėnde,
mėkat tė hash bukė. Ha lėnde!
***
Qeveria nuk i do poetėt
Qeveria nuk e do Kadarenė, Kadareja
mban lidhje tė fshehta me Prometenė
kundėr Zeusit dhe stanit tė perėndiēkave tė reja.
Qeveria nuk e do Dritėronė,
ai zemėrohet dhe e quan shkėrdhatokraci.
Qeveria nuk e do Godon, se ka shkruar pė feudalin Ali
Dhe vetė ėshtė dhėndėr te feudalėt Vrionas,
Pastaj ai u njeh pronarėve tė ligjshėm pronat
Qeveria nuk e do Fatos Arapin,
se ai nuk shkon nė gostinė e saj makbethiane.
Qeveria nuk e do Faruk Myrtėn,
se ai ka guximin ta zhveshė
nė pavijonin e vet "Nudo zyrtare"
Qeveria nuk e do Moravėn,
se ai i kujton Spaēin dhe plagėt;
Me "Legjendėn e dheut tė keq"
Sinani i hedh qeveritė shqiptare
nė gjyqin e Hagės
Qeveria nuk e do Xhevahir Spahinė,
Se ai nuk ėshtė djalė i bindur
dhe ka fyer njė atkinė.
Qeveria nuk e do Bardhyl London,
se ai tallet me bashkitė dhe kabinetin e Ēoleve.
Dhe emra tė tjerė tė njohur, sa tė doni:
Ēelėn, Petritin, Pepėn, Jorgonin
Qeveria nuk e do Skėnder Kamberin,
se e pa krah demokratėve, me liderin.
Qeveria nuk e sheh me sy tė mirė as Halitin,
se ai shoqėrohet me Skėnderin.
Qeveria nuk e do Koēo Kostėn,
se ai ka sharė dhelprat
dhe gjithė ē'polli lukunia.
Qeveria nuk e do Qazim Shemėn,
Se ai e di cilėt s'i do qeveria.