Gazeta "Letra XXI" On-Line
H A J K U {Antologji e poetėve japonezė tė hajkut}

HOME

OPINION
PERSONAZH
PROZE
POEZI

BASIO

 

*  *  *

Heshtje.

Zhuzhitja e gjinkallave

gėrryen shkėmbinjtė.

*  *  *

Arat me kallza tė artė

shuhen ngadalė

me ardhjen e muzgut.

*  *  *

Nė ag tė ditės

do tė shohėsh xhevahiret e qiellit,

tė rrjedhin mbi Venecie.

*  *  *

Shijen

verės sė bardhė

mos ia harro kurrė.

*  *  *

Specit

shtoji ca krahė­

njė pilivesė e kuqe.

*  *  *

Shiu i dimrit

bie mbi stallė.

Njė gjel kėndon.

*  *  *

Natė bubullimash.Oh!

Nė errėsirė tashmė

kjo natė vezullon.

*  *  *

Petale pas petalesh

rrėzojnė trėndafilat e verdhė.

Gurgullima pėrroi.

*  *  *

Se nga ē'pemė me lule,

nuk e di,

por ē'aromė!

*  *  *

Kur vishej, tė nesėrmen

mė e hijshme,

mė e bukur...

*  *  *

Buzė rrugės lulėzuar

mėllaga e Sharonit.

Ē'e gėlltiti njė kalė!

 

TAKUBOKU

*  *  *

Topi

qė hodha mbi ēatinė e shkollės,

ē'u bė?

*  *  *

Ballė erėrave tė brymėrave

lakuriq,i kruspullt,i drithėruar,i mėrdhirė.

Njė pishė ēadėr.

*  *  *

Xhaketa e gjėrė me lule tė kuqe.

E shoh ende

dashurinė e gjashtė viteve tė mia.

 

ISSA

*  *  *

Era e pranverės

zbulon tė ndenjurat

e ēatindreqėsit.

*  *  *

Asaj i hipėn nervat,

rrėshqiti nėn ēarēafė

tamam si njė merimangė.

*  *  *

Ime mė qė rend,

sa herė shoh detin,

sa herė e shoh...

*  *  *

Aty, nė tagjinė time:

njė degėz bar,pak bukė,pak verė

dhe kohė nga koha.

*  *  *

Lakuriq sa tė vret,

nėn shkėlqimin e lakuriqtė tė hėnės,

qė derdhet mbi gjinjtė e saj lakuriq.

*  *  *

I zhveshur

mbi njė kalė tė zhveshur,

nėn shiun e dendur.

***

Sikur tė mos kish ndodhur asgjė,

stėrqoka

dhe shelgu.

*  *  *

Lėrojnė arėn

pranė njė kodre:

Asnjė kėngė zogu.

*  *  *

Refleksin e ujit

doja t'i ēoja.

Tashmė ajo ėshtė larg.

*  *  *

Tė shtrirė nė kashtė,

kallza gruri, aromė dashurie.

Papritur njė mi arash.

*  *  *

E varfėr, e varfėr,

mė e varfėr e provincave,

por ndjejani kėtė freski.

*  *  *

Papritur erė,

mbi oqeanin refleksgjelbėr.

Gocėn e detit zgjon.

*  *  *

Kur nuk ke asgjė brenda,

sa tė lehtė e ke zemrėn,

sa tė freskėt e ndjen ajrin!

 

BUSON

*  *  *

Asnjė gjethe nuk lėviz...

Sa i frikshėm

pylli nė verė!

*  *  *

Kurrfarė jete,qetėsi...

S'fryn fare,asgjė.

Si nė ditėn e parė...

*  *  *

Shi dimri.

Njė mi kalon

mbi instrument.

*  *  *

Ē'lumturi,

tė kapėrcesh lumin e verės

me sandale nė duar!...

 

SHIKI

*  *  *

Njė fėmijė dhjetė vjeē,

qė flijohet nė tempull.

Ftohtėsirė e hidhur.

*  *  *

Budalla 31 Dhjetori,

po aq budalla

1 Janari.

*  *  *

Frikė.

Shkalla shembet,

dashuri macesh.

*  *  *

Njė shat i braktisur.

Askush nuk duket.

Vapė.

*  *  *

Kthehem i mėrzitur.

Kur ja,shoh nė kopsht...

Shelgu i ri...

 

TAIGI

*  *  *

Oh,njė xixėllonjė qė fluturon!

Desha tė thėrrisja: "Shiko!"

Por isha vetėm.

 

Pėrktheu nga frengjishtja:

MARJANA PAPAMIHALI

BACK