Gazeta "Letra XXI" On-Line
Poezi franceze

HOME

OPINION
PERSONAZH
PROZE
POEZI

Viktor Hygo

 

 Burimi dhe deti

 

Nga shkėmbi rridhte njė burim

Pikė-pikė nė detin e paanė...

I thotė deti njė ditė me oshėtimė:

-Ē'mė duhesh ti, mor qaraman?

 

Unė jam stuhi, vetė lemeria!

Unė mbaroj atje ku qielli fillon...

S'mė hyjnė nė punė hiē disa pika

Qė ti, vogėlush m'i lėshon.

 

Ia ktheu burimi hidhur menjėherė:

-Unė tė jap pa bujė, pa falėnderime,

Atė qė tė mungon ty, o det i gjerė!

Njė pikė ujė qė mund tė pihet...

 

Vargjet e mi ikėn...

 

Vargjet e mi ikėn, tė ėmbėl e tė brishtė,

Drejt kopshtit tėnd aq tė bukur;

Ah, vargjet e mi krahė tė kishin,

Krahė si tė zogut, moj flutur.

 

Fluturuan ata, si shkėndija,

Drejt kurmit tėnd qė shndrit;

Ah, vargjet e mi krahė tė kishin,

Krahė si tė shpirtit, moj shpirt.

 

Pranė teje, tė kthjellėt dhe besnikė,

Ata vrapojnė natė e ditė;

Ah, vargjet e mi krahė tė kishin,

Krahė si tė dashurisė, moj dritė.

 

 

Kler P.

 

Kler, ti po fle. Mėma tė ėshtė ulur pėrmbi varr e mėrmėrit:

-Rrenė ėshtė aromė e luleve dhe agimi rrenė me bisht,

Gėnjen zogu nėpėr drurė, edhe lejleku gėnjen,

Ylli s'ėshtė i vėrtetė lart nė qiell kur shkėlqen,

Qielli nuk ėshtė qiell, atje sipėr asgjė s'ndrin,

Pėrsa unė i klith sime bije:

Shpirti im!

Jam kėtu. Ngrehu! Apo tė pengon ndonjė?...

Nuk e zgjoj dot bijėn nėna e dy fjalė s'i flet me tė.

 

 

 

 Alfred Dė Mysé

 

Perdja e fqinjės

Imitim nga Gėte

 

Te dritare e fqinjės sime

Ngrihet perdja lehtėsisht.

Del ajo nė shėtitje-

Mendoj unė, sigurisht.

 

Hapet kanati njėēikė,

Unė ndiej zemrėn tė gufojė.

Mos kėrkon ajo tė dijė

Nėse unė po e pėrgjoj?

 

Ah! Kjo ėshtė veē hamendje.

Fqinja do njė trashaman.

Dhe ėshtė era qė e ngre

Cepin e perdes sė saj.

 

 

Marsel Prust

 

Kushtim Robert Bilit

 

Si lule vjeshte, shpirti yt hyjnor

Na dhemb madhėrisht.

Njė ditė ne do tė ritregojmė

Dhimbjen e bukurisė.

 

Kohė me shi

 

Ndoshta ty tė pėlqen mė pak se mua ky rrebesh.

Mundet! Mendėsitė ndryshojnė krejt midis nesh.

 

 

Luizė Mishel

 

Epitaf

 

Lavdi zgjimit tė njeriut!

Lavdi dhe pėr ata qė, duke rėnė,

Hapėn me mundim

Portat e sė ardhmes!

 

 

Zhak Prever

 

 

Fjalim pėr paqen

 

Nga fundi i njė fjalimi tej mase tė rėndėsishėm

burri i madh i shtetit duke u penguar

mbi njė frazė tė bukur, por boshe,

ra brenda

dhe i hutuar hapi gojėn e madhe.

Duke gulēuar,

tregoi dhėmbėt e prishur

nga arsyetimet paqėsore,

ku iu ngjall nervi i luftės

pėr ēėshtjen delikate tė tė hollave.

 

 

Vjeshtė

 

Njė kal rrėzohet nė mes tė udhės

Gjethe tė verdha bien sipėr tij.

U drodh dashuria jonė

Dhe dielli gjithsesi.

 

 

Kopshti

 

Mijėra e mijėra vjet

Nuk dihet nė mjaftojnė

Pėr tė thėnė

Sekondėn e vockėl tė amėshuar

Kur ti mė pėrqafove

Dhe unė tė pėrqafova

Njė mėngjes nė dritėn e dimrit

Nė parkun Monsuri nė Paris

Nė Paris

Mbi Tokė

Mbi Tokėn qė ėshtė njė yll.

 

 

Kėngė

 

Ēfarė dite jemi

Ne jemi gjithė ditėt

mikja ime

Ne jemi gjithė jeta

dashuria ime

Ne duhemi dhe jetojmė

Ne jetojmė dhe duhemi

Dhe nuk e dimė qė kjo ėshtė jeta

Dhe nuk e dimė qė kjo ėshtė dita

Dhe nuk e dimė qė kjo ėshtė dashuria.

 

 

 

Zhan P. Manson

 

 

Shkruar nė gjumė

 

Njėherė pashė nė ėndėrr

Se shkoja

tė vidhja

Njė puthje

E s'kisha guxim!

Por, ruaju: unė

ende po fle...

 

Pėrktheu nga origjinali: Xhevdet SHEHU

BACK