Gazeta "Letra XXI" On-Line
Bedri Myftari: Ai bėnte ring

HOME

OPINION
PERSONAZH
PROZE
POEZI

Ato vite dimrat nė Tiranė vinin tė egėr, me shira, stuhi, borė e ngrica.

Fėmijėt me fytyra tė zbehta nga uria, tė zbathur, me nga njė kėmishė basmeje e ēanta prej lecke shkonin nė shkollė.

Edhe buzėqeshjet kishin ngrirė mbi buzėt e thara tė njerėzve. Kudo mbretėronte terrori, frika, ankthi, uria e tė ftohtit.

Po tė dilje te ura e Lanės pranė hotel "Dajtit", ēdo ditė do tė shikoje njė djalė 10-12 vjeē, me flokė tė arta krela-krela qė kalonte. Ai ishte si gjithė bashkėmoshatarėt e vet, i paveshur mirė dhe i uritur.

Por nė kundėrshtim me tė tjerėt mbi buzėn e tij lulėzonte buzėqeshja. Sytė e tij tė kaltėr shkėlqenin nga njė vegim i padukshėm. Ku shkonte ky djalė ēdo ditė dhe kush ishte. Ky shkonte pėr t'u stėrvitur nė palestėrn e shtėpisė sė pionierit pėr boks. Ky djalosh quhej Ahmet Golemi.

Ēudi! Nga delte ajo buzėqeshje mbi buzėt e tij, nga buronte ajo dritė nė sytė e tij?! Nga shpirti i tij. Ai ishte i pastėr, i sinqertė, naiv deri nė infinit, nė zemrėn e tij s'kishte urrejtje. Nga ajo zemėr e vogėl buronte vetėm ngrohtėsi, dashuri. Ai e donte shumė nėnėn e tij, teto Esmanė. Edhe ajo ishte e mirė, e brishtė si njė ikonė e gdhendur nė muret e kishės sė Ardenicės. Meti e adhuronte nėnėn e tij si njė hyjni. Ai i donte tė gjithė shokėt, profesorėt. Ai ishte i dhemshur deri nė dhimbje, qante nga dhembshuria edhe kur shihte njė zog me krah tė thyer, njė qen tė uritur. Ai ishte i dashuruar pas Tiranės, qytetit tė tij.

Ēohej herėt dhe sodiste trėndafilat e agimeve kur ēelnin mbi malin e Dajtit, mahnitej kur ndizeshin purpurt perėndimet.

Vitet kalonin, Meti rritej. Bashkė me tė nė zemrėn e tij rritej edhe dashuria pėr jetėn, njerėzit, artin, pasionin e tij pėr boksin.

Meti me butėsinė e shpirtit, me atė buzėqeshjen karakteristike qė lundronte nė fytyrėn e tij, me besimin pėr njė tė ardhme tė bukur, me fizikun e pėrsosur tė njė mashkulli tė bukur e burrėror, me flokėt e arta e krela-krela, me pėrsosmėrinė e boksit! Nė ring ai bėnte art, rrėmbente zemrat e gjithė qytetarėve tė tij.

Ai edhe nė ring kishte pamje engjėllore. Asnjėherė fytyra e tij nuk ngėrdheshej nga inati. Ai ecte nė majė tė gishtave nė ring, dukej sikur vallėzonte kur kundėrshtari e sulmonte si i tėrbuar e me egėrsi, Meti mbrohej pa u trembur. Kishte shumė besim tek vetja.

Tek parku i lojrave nė rrugėn e "Elbasanit" tiranasit mblidheshin pėr tė parė nė ring idhullin e tyre nė boks, Ahmet Golemin. Kanė mbetur tė pashlyera ndeshjet spektakėl tė boksit ndėrmjet Ahmetit dhe Selim Bardhetit. Meti ishte bjond, idhulli i titanasve, kurse Selimi ishte me ngjyrė, me muskuj e me njė lėkurė qė i shkėlqente si llustrafinė. Selimi ishte idhulli i durrsakėve. Parku buēiste nga brohoritjet e tifozėve.

Selimi sulmonte e durrsakėt nė ekstazė thėrrisnin: mbyte, mbyte Selim dhe tundnin zilet e kėmborėt. Meti nė majė tė gishtėrinjve i mbrohej sulmit tė vrullshėm e tė shfrenuar tė Selim Bardhetit. Kalonte raundi i parė, i dytė e Selimi ishte i papėrmbajtshėm. Durrsakėt nė kulmin e ekstazės bėrtisnin: mbyte, mbyte! E s'pushonin tingėllimat e zileve e kėmborėve. Nė raundin e tretė Meti lėshonte njė breshėti grushtesh mbi fytyrėn e djersitur tė Selimit. Bardheti inatosej dhe lėshohej si ndonjė dem i tėrbuar. Atėherė Meti, si snajper e godiste Selimin nė mjekėr, tek "thembra e Akilit", siē i thonė boksierėt. Selimi binte pa ndjenja mbi tapet.

Parku i lojrave ushtonte nga tė thirrurat e kryeqytetarėve: Meti! Meti! Selimi rrinte sa gjatė gjerė i shtrirė mbi tapet dhe as i dėgjonte tė mėrmėriturat e gjyqtarit.

Se mos kjo i ndodhte Metit vetėm me Selimin. Meti ishte absolut nė peshėn e vet. E bukura nuk ishte se Ahmeti triumfonte mbi kundėrshtarin, e bukura e tė bukurave qėndronte se Meti bėnte art nė ring. Tė gjitha vajzat e atyre viteve e shihnin nė ėndėrr djaloshin e bukur me krelat e arta. Femrat pėlqejnė tek mashkulli: bukurinė fizike, pastėrtinė shpirtėrore dhe forcėn mashkullore. Almet Golemi i kishte tė gjitha kėto. Ahmeti, nė antitezė me boksierėt e tjerė, vazhdonte edhe shkollėn e lartė, kurse kolegėt e vet nuk kishin as tė mesmen. Meti mbaroi dy fakultete, tė fizkulturės dhe letėrsisė. Meti lexonte shumė, deklamonte poezi dhe shkruante edhe vetė. Meti ishte artist nė ring. Poet nė shpirt. Por zemėrzinjtė nuk e shikonin dot Metin. Ai rrezatonte dritė. E drita i verbon vampirėt.

E nė njė ditė tė bukur vampirėt e sigurimit tė shtetit, njerėzit me kafka asimetrike tė deformuara nga krimi i hodhėn prangat Metit. E pse?! Sepse Meti dashuronte tė bukurėn, urrente diktaturėn. Ata e torturuan Metin me metodat ēnjerėzore komuniste. Por Metii nuk i dhimbte fiziku. Atij i therte shpirti. Torturat fizike janė ofendim pėr shpirtrat e pastėr si Meti. Ata nuk vranė vetėm boksierin Ahmet Golemi. Ata vranė njeriun, shembullin e virtutit tė pastėr, vranė artistin e ringut, vranė poetin.

Metit i kanė ndodhur plot drama nė jetė, tė gjitha tė pėrgatitura nga shpirtrat e zeza, nga llumrat. Por shpirti i Ahmetit mbeti po ai qė ishte, i pastėr, naiv, i dhembshur, me njė dashuri tė pafund pėr boksin, artin, poezinė, pėr jetėn e njerėzit. Nė zemrėn e tij nuk gjen asnjė njollė edhe pas kėsaj furtune makabre qė pėrshkoi gjithė jetėn e tij.

Meti ka botuar romane e poezi, ėshtė duke pėrgatitur njė roman qė e ka nė proces botimi. Ai vazhdon tė komentojė me pasion ndeshjet e boksit tė televizionin "Arbėria".

Kafkat asimetrike e tė deformuara nga krimi jetojnė e vegjetojnė si minj vrimave tė zeza tė gjirizeve, kurse Meti, me atė buzėqeshjen e tij karakteristike nė fytyrėn plot mirėsi e dritė, shėtit bulevardeve tė Tiranės e mbrėmjeve e pėrshėndesin me admirim e respekt tė gjithė qytetarėt e Tiranės.

BACK